Enver Muzliukaj: Gazeta ‘Bota Sot’ - një zë i rëndësishëm në promovimin e futbollit shqiptar në Gjermani

Futboll

Enver Muzliukaj: Gazeta ‘Bota Sot’ - një zë i rëndësishëm në promovimin e futbollit shqiptar në Gjermani

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 12:26
Enver Muzliukaj

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës nga diaspora, Enver Muzliukaj, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Muzliukaj tha se “Bota sot” është një dritare e fuqishme e informimit dhe e promovimit të futbollit shqiptar në Gjermani.  

“Urime 31-vjetori i gazetës kombëtare ‘Bota Sot’ i nderuari Kemajl Goca.

Gazeta ‘Bota Sot’ ishte dhe është një zë i rëndësishëm ne promovimin e futbollit shqiptarë në Gjermani.

FFSH në Gjermani uron stafin e gazetës për 31-vjetorin duke shprehur dëshirën që ‘Bota Sot’ të vazhdojë misionin e saj informues më përkushtim ndaj sportit”, ka uruar Muzliukaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat