Burim Domniku: Urime gazeta “Bota sot”, uroj që të vazhdoni me profesionalizëm

Futboll

Burim Domniku: Urime gazeta “Bota sot”, uroj që të vazhdoni me profesionalizëm

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 22:40
Burim Domniku

Ish-futbollisti i mirënjohur, Burim Domniku, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Domniku, i cili i takon gjeneratës së sakrificës, ka vlerësuar lart kontributin e gazetës në promovimin e sportit, duke theksuar se “Bota sot” ka qenë gjithmonë në krah të sportistëve.

“Urime 31-vjetorin, Gazeta Bota Sot”.

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit, ju uroj shumë suksese, jetë të gjatë dhe arritje edhe më të mëdha.

Faleminderit për kontributin tuaj ndër vite në informimin e publikut dhe në gazetarinë shqipe.

Uroj që të vazhdoni me profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim edhe për shumë vite të tjera.

Gëzuar 31-vjetorin!”, ka uruar Domniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat