Amir Lamaxhema: “Bota sot”, e vetmja gazetë që i mbeti besnike raportimit të saktë dhe real të ngjarjeve sportive

Futboll

Amir Lamaxhema: “Bota sot”, e vetmja gazetë që i mbeti besnike raportimit të saktë dhe real të ngjarjeve sportive

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 23:35
Amir Lamaxhema

Amir Lamaxhema, ish-futbollist dhe ish-gjyqtar i futbollit, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar lart kontributin e saj në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit.

Lamaxhema theksoi se “Bota sot” ka qenë vazhdimisht pranë aktiviteteve sportive në Kosovë dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

“Urime përvjetorin e themelimit të ‘Bota sot’.

E vetmja gazetë që në kontinuitet kaq të gjatë i mbeti besnike raportimit të saktë dhe real të ngjarjeve sportive në vendin tonë dhe mbajti të informuar komunitetin sportiv”, ka uruar Lamaxhema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat