Ylli 23-vjeçar braktis kryeqytetin dhe Serie A

Futboll

Ylli 23-vjeçar braktis kryeqytetin dhe Serie A

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 01:10
Matias Soule

Matias Soule ka vendosur të largohet nga Roma dhe të transferohet në Arabinë Saudite.

Dilema e vetme është se cilin do të zgjedhë mes dy ekipeve të interesuara për të, Al-Ahli dhe Al-Diraiyah.

Të dy klubet arabe janë të gatshme të paguajnë 33-35 milionë euro për argjentinasin dhe një rrogë 12 milionë euro në sezon për të.

Pikërisht rroga e ofruar është arsyeja kryesore pse Soule po largohet nga Serie A dhe do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Soule kontriboi me 6 gola dhe 5 asiste në sezonin e fundit te Roma. Duke parë moshën e tij të re dhe pritshmëritë, sigurisht që nuk pritej transferimi në Arabinë Saudite, ndaj dhe mund të quhet një nga lëvizjet surprizë të kësaj merkatoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat