Ibrahimoviç me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një 41-vjeçar si Ronaldo

Futboll

Ibrahimoviç me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një 41-vjeçar si Ronaldo

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 16:16
Ibrahimoviç e Ronaldo 

me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një 41-vjeçar si Ronaldo 

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë disa kritika për kombëtaren portugeze në Kupën e Botës.

Portugalia arriti të kualifikohet në 1/8 e finales, pasi e mposhti Kroacinë me rezultat 2:1, mes polemikash të shumta.
Në cilësinë e analistit, Ibra tha se nuk e sheh Portugalinë favorite, pasi nuk mund të fitoj asgjë, derisa ka në skuadër një 41-vjeçar si Cristiano Ronaldo, i cili me egon e tij e mban peng ekipin.

”Fansat e Portugalisë mund ta kishin pritur atë që po ndodh. Nuk mund të presësh të fitosh asgjë në vitin 2026 me një Cristiano Ronaldo 41-vjeçar që udhëheq sulmin. Sidomos kur Gonçalo Ramos është në stol dhe futet në lojë duke shënuar.

Kjo nuk është ‘udhëheqje legjendare’. Është ego që po e mban ekipin peng.

Ronaldo e ka humbur prekjen dhe lëvizshmërinë. Tani ai thjesht qëndron në zonë. Në këtë pikë, aura e tij po e mban më shumë sesa këmbët. Vazhdimi i aktivizimit të tij si titullar është thjesht çmenduri e nxitur nga nostalgjia.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat