Kjo është nota për Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin pas senzacionit ndaj Kolumbisë

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin pas senzacionit ndaj Kolumbisë

Nga: K.Goca Më: 8 korrik 2026 Në ora: 01:16
Kapiteni Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka me shokë kanë arritur një sukses historik, duke e kualifikuar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas plot 72 vitesh.

Zvicra eliminoi Kolumbinë pas një ndeshjeje me rivalitet që përfundoi pa gola edhe pas 120 minutave lojë. Fituesi u vendos nga penalltitë, ku zviceranët u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultat 4:3.

Portieri Gregor Kobel ishte trim i takimit, duke bërë disa pritje vendimtare gjatë lojës dhe në serinë e penalltive.

Për paraqitjen e tij ai u vlerësua me notën më të lartë, 8.8, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”.

Kapiteni Granit Xhaka zhvilloi një tjetër paraqitje shumë të mirë dhe u vlerësua me notën 7.8.

Ndërkaq, Ardon Jashari, i cili ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 46-të, mori notën 6.3.

Pas këtij kualifikimi historik, Zvicra do të përballet me Argjentinën në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat