Mitrovica ka ambicie të mëdha, përforcohet me Prestreshin

Futboll

Mitrovica ka ambicie të mëdha, përforcohet me Prestreshin

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 17:39
hpresim Prestreshi

Klubi i futbollit Mitrovica pretendon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri, ku pas një viti janë rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës. Mitrovica është përforcuar me futbollistin Shpresim Prestreshi.

“FC Mitrovica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Shpresim Prestreshi, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes sonë.

Prestreshi i bashkohet klubit me ambicie të mëdha, cilësi dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke forcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri.

Jemi të bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, Shpresimi do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave tona”, ka njoftuar FC Mitrovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat