Ekipi shqiptar i Malit të Zi beson te “mrekullitë”

Futboll

Ekipi shqiptar i Malit të Zi beson te “mrekullitë”

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 11:46
Deçiqi

Prej orës 18:00, ekipi shqiptar që militon në Malin e Zi, KF Deçiqi do të sfidojë rivalin letonez të FK Liepaja.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Daugava Stadum”.

Edhe pse në letër nuk cilësohen si favoritë, kuqezinjtë do t’i provojnë të gjitha kartat për të përfituar një rezultat që do t’u ndihmonte për ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin "Besa" të Tuzit, më 15 korrik.

Kujtojmë se edhe tre skuadra të tjera shqiptare, si Shkëndija e Maqedonisë së Veriut si dhe ato të Superiores, Vllaznia dhe Dinamo, do të nisin sot aventurën e tyre evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat