Real Madrid e sheh Erling Haaland si zëvendësues të Vinicius

Futboll

Real Madrid e sheh Erling Haaland si zëvendësues të Vinicius

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 16:41
Erling Haaland

Real Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haaland në rast se nuk arrin të rinovojë kontratën me Vinicius Junior.

Sipas mediumit spanjoll SPORT, presidenti Florentino Perez e konsideron sulmuesin norvegjez si zëvendësuesin ideal të brazilianit, i cili do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Megjithatë, transferimi i Haaland pritet të jetë shumë i vështirë, pasi ai ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2034 dhe klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë.

Për më tepër, çdo ofertë për norvegjezin pritet të kalojë vlerën e 200 milionë eurove.

Pavarësisht spekulimeve, Vinicius mbetet pjesë e Real Madridit dhe nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat