Prishtina përforcohet me një lojtar me përvojë

Futboll

Prishtina përforcohet me një lojtar me përvojë

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2026 Në ora: 21:07
Vangjel Zguro

Klubi i futbollit Prishtina është përfaruar me futbollistin me përvojë Vangjel Zguro.

Prishtina duket se do të jetë më e fortë në edicionin e ri dhe të kërkojë titullin e kampionit të Kosovës.

“FC Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri.

Përforcimi më i ri i bardhekaltërve është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro, i cili i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Bolu, Turqi.

Zguro sjell me vete një përvojë të pasur në futbollin shqiptar, ku gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Pogradecit, Kukësit, Skënderbeut, Partizanit, Luftëtarit, Bylisit dhe Kamzës.

Përveç kampionatit shqiptar, ai ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën, ndërsa ka fituar përvojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e Chattanooga Red Wolves dhe FC Tulsa”, ka bërë të ditur FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat