Shaqiri - i gatshëm të japë maksimumin

Futboll

Shaqiri - i gatshëm të japë maksimumin

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2026 Në ora: 22:23
Eldonit Shaqiri,

Liria e Prizrenit vazhdon me përforcime, duke prezantuar futbollistin Eldonit Shaqiri!

Ky futbollisti vjen nga Dukagjini në radhët e skuadrës me renome.

“FC Liria ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri, mbrojtësin e djathtë Eldonit Shaqiri, një futbollist me cilësi, disiplinë dhe përvojë në futbollin kosovar.

Eldoniti ka qenë pjesë e SC Gjilanit, ndërsa sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e FC Dukagjinit, duke fituar përvojë të rëndësishme në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

Sot ai vesh fanellën bardhezi, i gatshëm të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të FC Liria”, ka njoftuar FC Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat