Luajti dje në miqësore me Teutën, klubi i Vllaznisë del me reagim

Futboll

Luajti dje në miqësore me Teutën, klubi i Vllaznisë del me reagim

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 11:30
Sherif Kallaku

Tashmë largimi i Sherif Kallakut nga Vllaznia është zyrtar.

Klubi shkodran ka reaguar në rrjetet sociale, duke njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Teutën, për shitjen e mesfushorit 28-vjeçar.

Kujtojmë se ky “operacion” ishte i kryer prej kohësh, teksa pritej vetëm zyrtarizimi.

Ndërkohë që Sherif Kallaku ishte pjesë e miqësores së djeshme, të cilën Teuta e humbi 1-0 ndaj Ludogorets.

NJOFTIMI:

Faleminderit, Sherif! KF Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Teuta për transferimin e futbollistit Sherif Kallaku. Falënderojmë Sherifin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive dhe e falënderojmë për gjithçka dha për Vllazninë. Suksese, Kallaku!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat