Granit Xhaka dhe Kosova 

Futboll

Granit Xhaka dhe Kosova 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 korrik 2026 Në ora: 14:02
Kapiteni Lionel Messi dhe kapiteni Granit Xhaka, gjatë ndeshjes së mbrëmshme Argjentina - Zvicra

Granit Xhaka dhe Kosova

I dha shkëlqim emrit të shtetit më të ri në botë, Kosovës!

I dha shkëlqim kombit shqiptar!

Kapiten i kapitenëve!

152 ndeshje në fanellën e kombëtare së Zvicrës!

Truri i kombëtares së Zvicrës!

Kudo që luajti e luan e ka në zemër Kosovën!

Prania e tij në fushë duket sikur po luan Kosova!

I papërsëritshmi!

Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin, për vite më radhë lartësuan shtetin e Kosovës!

Në Spanjë e Rusi, në Serbi e Bjellorusi, në Sllovaki e në Qipro, mediat e tyre shkruani se ky është shqiptar i Kosovës!

Të gjithë janë me fat që jetojnë në epokën e Messit e Ronaldos sikur i gjithë kombi shqiptar me Xhakën e Shaqirin.

Dy emra që nuk përshkruhen me fjalë, Xhaka dhe Shaqiri!

Kapiten i kombëtares së Zvicrës, djaloshi nga Kosova!

Një kapiten e një komandant i fushës, që shumë shtete e kanë lakmi të kenë një profil në fushë sikur Xhaka.

Një Xhakë me shtatë zemra!

Zvicra e Xhaka nuk e merituan eliminimin!

Kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e lojës.

I vendosur dhe trim që nuk e ka shoqin!

Xhaka e Shaqiri, ndër vite e bënë të emocionuar dhe të gëzuar popullin shqiptar të Kosovës, me gola, fitore dhe trimëri e si mbrohet Kosova e kombi shqiptar kudo që luani.

Bashkë me Shaqirin e bënë shqiponjën dykrenare në zemër të Kaliningradit të Rusisë më 22 qershor 2018.

Xhaka e Shaqiri shënuan, Serbia mposhtet me 2:1 dhe paketoi valixhet për në Beograd!

Në Prishtinë, Tiranë, Shkup e Malësi, festoheshin golat e Shaqirit e Xhakës ndaj Serbisë, sikur të fitonte Kosova e Shqipëria.

Kombi shqiptar në këmbë!

Boritë e makinave e daullet nuk ndaleshin!

Festë e madhe.

Serbia e Beogradi vlonte nga shqiponja dy krenare, simboli i shqiptarëve, kërkonte dënimin e rëndë për dy yje tanë.

Me 2 dhjetor 2022, Shaqiri me gol paketon Serbinë me rezultat 3:2, Xhaka shpalosi bluzën me mbiemrin Jashari, e çoi në këmbë një Serbi duke reaguar e sulmuar këtë veprim shembullor të trimit tonë.

Shtatë lojtarë serbë i vërsulen Xhakës në Doha në Kampionatin Botëror 2022, shkak Kosova.

Xhaka e Shaqiri shkuan në krahinën e Vojvodinës me Zvicrën, në Novi Sad dhe luajtën ndeshjen.

Xhaka shkoi në Leskovc me Zvicrën dhe luajti ndaj Serbisë.

I gjithë stadiumi në Leskovc, nuk e kishte dertin se luante me Zvicrën, por me Xhakën e Kosovës po luanin në fushë.

I gjithë stadiumi brohoriste me nervozizëm  dhe duke provokuar: Kosova është Serbi, sepse Xhaka po luante aty.

Serbët nuk e shikonin se Zvicra po luante, por kapiteni Xhaka dukej se gjithë Kosova kishte zbarkuar në Leskovc.

Një Xhakë me zemër të madhe!

Xhaka dhe Kosova.

Krenaria e Kosovës, krenaria e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat