Shfaqet Flamuri i Kosovës në ndeshjen e Argjentinës! Ja kush shihet në fushë

Futboll

Shfaqet Flamuri i Kosovës në ndeshjen e Argjentinës! Ja kush shihet në fushë

Nga: K.Goca Më: 12 korrik 2026 Në ora: 14:49
Pamje e bukur

Bukuri e rrallë në stadiumin e “Arrowhead” në Kansas City.

Gjatë ndeshjes Argjentinë – Zvicër, u shfaq flamuri i Republikës së Kosovës.

Gjatë intonimit të himnit, ku shihet kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka dhe në anën tjetër Argjentina, në tribuna flamuri i Kosovës.

“Shqiptarët me flamurin e madh të Kosovës & Granit Xhaka gjatë intonimit të himnit të Zvicrës”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.

Argjentina fitoi pas 120 minutave, me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës.

Duhet theksuar se Zvicra mbeti në fushë pa një futbollist nga minuta e 72-të, Embolo u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat