Ringritja e Italisë, synohet Guardiola si trajner

Futboll

Ringritja e Italisë, synohet Guardiola si trajner

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 21:08
Guardiola

Federata Italiane e Futbollit ka shfaqur interesim për trajnerin Pep Guardiola për të marrë drejtimin e kombëtares pas largimit të Gennaro Gattusos.

Sipas mediave sportive italiane, konkretisht “Gazzetta dello Sport”, tekniku katalanas shihet si dëshira kryesore e drejtuesve të rinj, Paolo Maldini dhe Leonardo.

Guardiola aktualisht është pa skuadër, pasi mbylli një cikël dhjetëvjeçar plot suksese në krye të Manchester Cityt. Ndonëse emrat e Antonio Contes dhe Roberto Mancinit u përfolën fillimisht si kandidatët kryesorë, bisedimet me ta nuk kanë avancuar.

Projekti i ri synon të rikthejë Italinë te sukseset e mëdha pas fitimit të Kampionatit Europian në vitin 2021.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje mbetet e ndërlikuar, pasi 55-vjeçari ka shprehur më parë dëshirën për të mbajtur një periudhë pushimi përpara se të rikthehet në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat