Tifozët i shpallin “luftë” sulmuesit të Atletico Madrid

Futboll

Tifozët i shpallin “luftë” sulmuesit të Atletico Madrid

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 21:20
Sorloth dhe Haaland

Norvegjia zhvilloi paraqitje të denjë kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, por u eliminuan gjatë kohëve shtesë, ku triumfuan 2:1 “Tre Luanët”.

Në pjesën e parë, ku nordikët po kryesonin 1:0, sulmuesi Sorloth kishte gjithë hapësirën dhe kohën e mjaftueshme për të pasuar te Erling Haaland, i cili ndodhej bosh dhe në pozicion shumë të favorshëm.

Shtatlarti i Atletico Madrid në këtë aksion bëri më të vështirën, kërkoi të pozicionohej në qendër dhe më pas goditi.

Por kjo humbje kohë, bëri që mbrojtësit e Anglisë të “neutralizonin” gjithçka.

Tifozët e Norvegjisë duket se nuk e kanë “falur” Sorloth.

Deri tani, në postimin e fundit të 30-vjeçarit në Instagram, janë mbi 133 mijë komente me natyrë ofenduese dhe kritikuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat