Ylli i Anglisë ulet në stol!

Futboll

Ylli i Anglisë ulet në stol!

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 19:38
Saka e Bellingham

Trajneri Tomas Tuhel ka vendosur të befasojë me formacionin e Anglisë ndaj Argjentinës.

Surpriza më e madhe është Morgan Roxhers që do e nisë nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Tuhel është parë gjatë Botërorit, që në krahun e djathtë, të preferojë rotacion mes Noni Madueke dhe Bukajo Saka.

Ylli i Aston Vilës e ka nisur vetëm një herë si titullar në këtë Botëror. Dhe e ka bërë duke luajtur si numër 10.

Është sërish radha e 23-vjeçarit që të tregojë potencialin. Dhe pritshmëritë janë të larta për lojtarin më të vlerësuar të Aston Vilës.

Formacioni që pritet: Pikford, Konsa, Stons, Guei, O’Reili, Rajs, Anderson, Roxhers, Bellingam, Gordon, Kejn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat