Partizanit nuk i ndahen problemet

Futboll

Partizanit nuk i ndahen problemet

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 22:40
Xhuliano Skuka

Partizanit nuk i ndahen problemet!

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit tregon se ekipi ka mbyllur seancën përgatitore para miqësores së nesërme karshi Besës së Kavajës.

Në stërvitje janë evidentuar lojtarë me “peshë” si i rikthyeri Rrok Toma, i cili mori pjesë me Vllazninë në Kupat e Europës, Albers Keko apo Sidibe e Human. Ajo çka bie në sy, përkon me mungesën e qendërsulmuesit kryesor, Xhuliano Skuka.

Nuk dihet arsyeja, nëse “pyka” dibrane ka shqetësime fizike apo diçka tjetër. Miqësorja me Besën, do të jetë “testi” i parë për trajnerin e ri te “Demat e Kuq”, Florin Bratu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat