Dukagjini buzë eliminimit nga Liga e Konferencës

Futboll

Dukagjini buzë eliminimit nga Liga e Konferencës

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Luganos, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:3 për ekipin zviceran.

Behrens me dy gola dhe Dos Santos me një ishin realizatorët për mysafirët.

Ndërkohë, për ekipin nga Klina shënoi Maliqi.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Zvicër, Lugano shënoi fitore minimale 1:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat