Stoli i Tunizisë ka qenë një temë diskutimi gjatë Botërorit 2026 edhe pse ekipi afrikan u kthye në shtëpi me tri humbje në po kaq takime.
Disfata me shifrat 5-1 përballë Suedisë i kushtoi shumë Sabri Lamouchi, i cili u zëvendësua nga Hervé Renard.
Trajneri francez nuk mundi që të bënte më mirë dhe Tunizia nuk arriti që të grumbullonte asnjë pikë nga dy takimet e mbetura.
Humbjet me Holandën dhe Japoninë i kanë kushtuar shtrenjtë edhe trajnerit francez, i cili mësohet se është larguar nga stoli i Tunizisë pas vetëm dy ndeshjeve pasi sot Federata Tuniziane e Futbollit ka njoftuar se komisari i ri teknik i ekipit të parë do të jetë Moïne Chaabani.