Partizani cakton miqësoren me rivalin e Superiores

Futboll

Partizani cakton miqësoren me rivalin e Superiores

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 19:25
Florin Bratu

Partizani ka njoftuar një tjetër miqësore, të cilën do ta luajë të enjten prej orës 19:00.

Kundërshtari i radhës për trajnerin Florin Bratu do të jetë Elbasani, një rival i të kuqve në Superiore.

Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të jetë një provë akoma dhe më e rëndësishme për rumunin, i cili deri më sot, nën drejtimin e “Demave të Kuq”, Bratu është vënë përballë Pogradecit dhe Skënderbeut, të dyja fitore.

Edhe në radhët e verdhebluve, një përballje e tillë do t’i vlejë shumë trajnerit Ivan Gvozdenovic për të përgatitur të tijët në një edicion mjaft konkurrues në vigjilje të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat