Newcastle zë në befasi Liverpool-in që në minutat e para

Futboll

Newcastle zë në befasi Liverpool-in që në minutat e para

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Pjesa e parë në Newcastle-Liverpool, është mbyllur 1-0 për vendasit në “St. James’Park”.

“Qymyrxhinjtë” e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të William Osula, ishte Anthony Elanga që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën. 

Në minutën e 18-të, ishte Florian Wirtz që iu afrua shumë golit të barazimit, por goditja e gjermanit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Hornicek.

Minutat e tjera në vazhdim ishin të qeta për të dy klubet dhe nuk pati asnjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat