Armend Muslika është ylli i Kombëtares U-17 që po shkëlqen në akademinë e Totenhem.
Mesfushori me tipare sulmuese shënoi sot dy gola me Totenhem U-18.
Fillimisht numri 10 në akademinë e Totenhem bëri gjithçka vetë për të zhbllokuar takimin.
Më pas plotësoi dopietën personale.
Tashmë ka dy dopieta në dy ndeshje radhazi. Kujtojmë se është vetëm fillimi i sezonit.
Muslika është produkt i Totenhemit. Kujtojmë se te Shqipëria U-17 ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.