Sot, më 30 gusht, u luajt sfida e vetme e programuar për javën e dytë të Abissnet Superiore.
Teuta mposhti Tiranën me rezultatin 3-1.
Teuta e Edlir Tetovës shkon në kuotën e 4 pikëve.
Në anën tjetër bardheblutë e vendit të fundit nuk regjistrojnë asnjë nën drejtimin e Dean Klafuriç.
Renditja provizore tregon Teutën dhe Laçin në krye. Nesër është për t’u luajtur Vora-Egnatia dhe Skënderbeu-Dinamo.