Skuadra e Makedonija GJP shënoi fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës shqiptare Kamjani, në ndeshjen hapëse të javës së 5-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, e cila u zhvillua këtë pasdite në Gjorçe Petrov.
Autor i fitores për skuadrën vendase ishte Stefan Temelkov, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 70-të.
Temelkov u gjend në një pozitë ideale përballë portës kundërshtare dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetën e mysafirëve, duke shkaktuar festë të madhe te “luanët”.
Kamjani ishte i pafat që të kthehet me një pikë.
Pas javës së pestë, Makedonija GJP renditet në vend të gjashtë dhe një pozitë më poshtë Kamjani me nga 7 pikë.