Skuadra e KEK-ut nga Kastrioti ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Kjo pozitë i besohet Samir Sahitit.
KEK-u po kalon nëpër rezultate jo të mira në Ligën e Dytë të Kosovës, ku renditet në vend të 12-të me 3 pikë pas javës së tretë.
“FC KEK njofton se Samir Sahiti është trajneri i ri i klubit.
Ish-futbollist me një karrierë të gjatë në futbollin profesional, Sahiti ka mbajtur fanellat e disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe rajon, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar edhe tituj kampionë dhe trofe të rëndësishëm.
Përvoja e tij nga futbolli i nivelit të lartë, si dhe njohuritë e fituara ndër vite, do të jenë një vlerë e shtuar për FC KEK-un.
I urojmë mirëseardhje trajnerit të ri dhe shumë suksese në rrugëtimin e përbashkët!”, ka njoftuar FC KEK.