Futbollisti Leon Parduzi u paraqit për 75 minuta për skuadrën e Holstein Kiel, e cila u mposht në udhëtim te Heidenheimi.
Përballja mes këtyre dy skuadrave, e vlefshme për javën e pestë të Bundesliga 2, përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultat 1:0.
Parduzi dha maksimumin gjatë 75 minutave që qëndroi në fushë, duke ndihmuar skuadrën e tij në përpjekjen për të marrë rezultat pozitiv.
Holstein Kiel vazhdon të jetë pa fitore pas pesë xhirove, me tre barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar vetëm tri pikë.
Situata u vështirësua edhe më shumë për Kielin në minutën e 50-të, kur Therkelsen u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Golin e fitores për Heidenheimin e shënoi Föhrenbach në minutën e 84-t.
Pas pesë javësh, Holstein Kiel renditet në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Heidenheimi gjendet në vendin e tretë me 12 pikë.