Klubi i futbollit Prishtina sot kujton datën historike të 13 shtatorit të vitit 1991 kur futbolli ynë u pavarësua nga ai ish jugosllav.
“13 shtator 1991 – FC Prishtina pjesë e një kapitulli historik.
Ka data që nuk mbeten vetëm në kalendar. 13 shtatori i vitit 1991 është njëra prej tyre.
Në atë ditë, në stadiumin e Flamurtarit, FC Prishtina ishte pjesë e ndeshjes që hapi Kampionatin e Pavarur të Kosovës.
Flamurtari triumfoi 3:2, por përtej rezultatit, ajo ndeshje kishte një rëndësi shumë më të madhe.
Në rrethana të jashtëzakonshme, futbolli i Kosovës zgjodhi të vazhdojë rrugën e tij.
Ishte një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe zhvillimit të futbollit tonë, një rrugëtim që vite më vonë do ta çonte Kosovën drejt UEFA-s dhe FIFA-s.
Sot, 35 vjet më pas, e kujtojmë atë ditë me krenari dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në mbajtjen gjallë të futbollit të Kosovës”, thuhet nga KF Prishtina.