Hysni Gjinovci me shokë barazuan me Kosovën në Kçiq, në gjeneratën e sakrificës

Futboll

Hysni Gjinovci me shokë barazuan me Kosovën në Kçiq, në gjeneratën e sakrificës

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2026 Në ora: 17:29
Hysni Gjinovci

Në një atmosferë të bukur sportive, para rreth 1.500 shikuesve, më 7 shtator 1997 u zhvillua një ndeshje futbolli në fushën e Kçiqit, në rezistencë ndaj okupatorit serb.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Kampionatit të Kosovës dhe përballë ishin Kosova e Vushtrrisë dhe Besëlidhja e Prishtinës. Takimi përfundoi pa gola, me rezultat 0:0.

Hysni Gjinovci luajti me sukses në radhët e Besëlidhjes, e cila nga Kçiqi u largua me një pikë të madhe.

Në atë moment, Kosova e Vushtrrisë kryesonte renditjen me 7 pikë, ndërsa Besëlidhja e Prishtinës renditej në vendin e 15-të me 2 pikë.

“Pjesa e dytë kaloi në shenjë të përpjekjeve të pareshtura të vushtrriasve për të shënuar. Pas një harkimi nga ana e majtë në zonën e rreptësisë shumë mirë u gjend Lata, por topi përpak nuk përshkënditi rrjetën.

Portieri Tahiri u shqua me mbrojtje shumë të mirë, sidomos në minutën e 70-të, kur nga një gjuajtje e saktë dhe e fortë e Munishit, arriti ta shmangë rrezikun.

Në vazhdim përpjekjet e vushtrriasve për të shënuar mbetën shterpë, kurse Besëlidhja mori një pikë mjaft të vlefshme”,
ka shkruar mes të tjera gazeta “Bujku” me 8 shtator të vitit 1997.

Kosova (V) – Besëlidhja 0:0
Ndeshja u zhvillua në fushën e Kçiqit, në praninë e një 1500 shikuesve.
Koha me diell.
Takimin drejtoi një treshe nga Gjilani: M. Brahimi, N. Bunjaku e S. Dërmaku.
Me karton të verdhë u ndëshkua: Xhelal Mehmeti (Kosova).
Kosova (V): Rashica, Jetullahu, H. Mehmeti, Latifi, Xhav. Mehmeti, Ademi, Ramadani, Salihu (Trepça), Munishi, Xhel. Mehmeti dhe Musliu.
Besëlidhja: Tahiri, Ahmeti, Preniqi, Arifi, Osmani, Gjinovci, Xhemshiti, Jashanica (Osmani), Lugolli, Kurda e Dragusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat