Klubi Shumësportësh Skënderbeu, ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e volejbollistes australiane Rachel Linskey. Lojtarja në fjalë mbulon disa role në parket, ose në terminologjinë e volejbollit si pozicion “universal”.
Po ashtu, Linskey luan me përfaqësuesen e Australisë në volejboll për femra. “Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e volejbollistes australiane Rachel Linskey, e cila do të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për femra për sezonin 2026–2027.
Linskey aktivizohet në pozicionin ‘universal’ dhe është pjesë e kombëtares së Australisë, me paraqitje në kompeticionet ndërkombëtare gjatë vitit 2026.
Me eksperiencën dhe potencialin e saj, ajo i bashkohet skuadrës sonë për të dhënë kontributin në sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Skënderbeu, Rachel”, postimi nga klubi korçar.