Iván Fresneda është një nga emrat që pritet të jetë në listën e Luis de la Fuente për katër ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve.
Sipas A Bola, mbrojtësi i djathtë i Sporting Lisbonës ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit, që prej kohësh po monitoron paraqitjet e 21-vjeçarit.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, raportohet se ka dhënë miratimin e tij për transferimin e Fresnedës gjatë merkatos së janarit.
Fresneda ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2028, ndërsa palët janë në negociata për rinovimin e saj deri në vitin 2031. Klauzola aktuale e lirimit të mbrojtësit spanjoll është 80 milionë euro.
Ndërkohë, 21-vjeçari pritet të bëjë debutimin me Spanjën në Ligën e Kombeve, me Luis de la Fuente që duhet të përballet me mungesat e Marcos Llorentes dhe Pedro Porros.
Nëse transferimi te Arsenali do të konkretizohej, Fresneda do të ishte një tjetër opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes së skuadrës së Artetës.