Egnatia dhe Partizani do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 18:30.
Mirëpo, në prag të këtij dueli, ekipi kampion në fuqi ka marrë një lajm të keq. Eneo Bitri nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë sfidë delikate, për shkak dëmtimi dhe nuk është rikuperuar plotësisht.
Kujtojmë se përballë Elbasanit, 30-vjeçari ishte titullar, por u zëvendësua pas 21 minutash lojë, për lëndim. Përballë Partizanit, mund të jetë në stol, por vështirë të luajë.
Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede.
Ndërsa vlen të theksohet se kjo do të ishte sfidë e veçantë për qendërmbrojtësin, pasi ka kaluar kohë të arta me Partizanin.