Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së katërt të Kategorisë së Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve në sfidat e zhvilluara këtë fundjavë.
Formacioni është sipas skemës 4-4-2.
Në portë është përzgjedhur Maltos Becker i Burrelit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Gabriel Schepanski i Kukësit, Sodiq Atanda i Sopotit, Paolo Kasmollari i Pogradecit dhe Erblin Koka i Burrelit.
Në mesfushë janë Edmond Hoxha i Kastriotit, Alisson i Kukësit, Sabit Bilali i Besëlidhjes dhe Mehdi Çoba i Flamurtarit.
Dyshja e sulmit plotësohet nga Olamide i Besëlidhjes dhe Mavanga i Ilirisë.
Në drejtimin e këtij formacioni është përzgjedhur Bledi Kadiu, tekniku i Kukësit, si trajneri më i mirë i javës së katërt, pas fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Korabit.