Dinamo jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Futboll

Dinamo jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 20:26
Dinamo

Dinamo ka njoftuar caktimin e një ndeshje miqësore, të cilën do ta luajë përballë ekipit shqiptar të Ulqinit, Otrant Olympic.

Sfida e cila do të luhet më 26 shtator prej orës 16:00 në Arbanë, do t’u shërbejë “bluve” kryeqytetas për të mbajtur rendimentin aktiv, përpara rikthimit të Superiores pasi të jenë kryer ndeshjet e kombëtareve.

Sa i takon performancës pas javës së 5-të, kujtojmë se Dinamo gëzon një formë mjaft të mirë

. “Djemtë” e Ilir Dajës kanë mundur të shkojnë në katër fitore radhazi dhe ndjekin Teutën dhe Egnatian në pretendimet për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat