Kosova do të luajë sot nga ora 20:45 ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri" në kuadër të Ligës B të Kombeve.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani tha se fanella e Kosovës ka peshë të madhe dhe se lojtarët do të japin 100% në çdo ndeshje për popullin e vendit.
"Është një ndenjë shumë e veçantë sa herë e kam fanellën e Kosovës, është një peshë shumë e madhe. Nuk ka rëndësi çfarë ndeshje është edhe nëse është miqësore, patjetër që e ka rëndësinë e vet dhe duhet me dhënë 100% sa herë zbresim në këtë fushë për të gjithë popullin tonë", tha ai.
Rrahmani tha se "Dardanët" janë përgatitur mirë për ndeshjen ndaj Irlandës, kurse shtoi se shpreson që pikët e plota të ndalen sot në stadiumin "Fadil Vokrri".
"E ndjejmë vetën të përgatitur, jemi përgatitur shumë mirë me trajnerin në këto ditë. E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj që sot ta bëjmë atë që e kemi përgatitur në fushë dhe t'i ndalim 3 pikët në Fadil Vokrri", shtoi Rrahmani.