Muaji shtator zbuloi listën e Kombëtares, por jo vetëm.
Shqipëria U-21 dhe U-19 po ashtu treguan emrat e ftuar për takimet miqësore. Ndër të tjerë bie në sy mungesa e dy talenteve të sulmit.
Jo vetëm Arman Durmishi, por edhe Enis Rexhepi është "zhdukur" prej disa muajsh.
Talenti 18 vjeçar po shkëlqen me moshat e Shtutgartit në Gjermani dhe “UEFA Youth League”. Durmishi dhe Rexhepi mungojnë që nga muaji mars te kuqezinjtë.
Bashkë ishin pjesë e ekipit U-19 në mars, teksa në qershor dhe tashmë në shtator nuk figurojnë në lista. Gabriel Kulla ndërkohë është 18-vjeçari tjetër i sulmit që është promovuar për herë të parë tek U-21 nga Alban Bushi.
Situata është disi delikate me Rexhepin. Gjatë kësaj kohe është përfolur se do të heqë dorë nga Shqipëria, për të përfaqësuar Kosovën.
Pikërisht brezi i datëlindjes 2008 është mjaft i talentuar për pozicionin e qendërsulmuesit. Ndaj edhe mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në vazhdim.