Cuti Romero kapiteni i ri i Argjentinës pas largimit të Messit

Futboll

Cuti Romero kapiteni i ri i Argjentinës pas largimit të Messit

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 13:53
Cuti Romero

Lionel Scaloni ka konfirmuar se Cristian “Cuti” Romero do të jetë kapiteni i ri i Argjentinës pas largimit të Lionel Messit nga kombëtarja.

Trajneri i “Albiceleste” zbuloi se Romero ishte tashmë kapiteni i tretë pas Messit dhe Nicolas Otamendit, ndaj tashmë do ta marrë shiritin e kapitenit.

“Kapiteni do të jetë Cuti. Ai ishte tashmë i treti pas Leos dhe Otës”, deklaroi Scaloni.

Romero kishte mbajtur shiritin edhe në disa ndeshje kur Messi dhe Otamendi mungonin. Pas epokës së Messit, mbrojtësi do të jetë një nga liderët kryesorë të Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat