Ruben Amorimi i kërkoi falje tifozit të Unitedit

Futboll

Ruben Amorimi i kërkoi falje tifozit të Unitedit

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 21:28
Frank Ilett e Ruben Amorim

Frank Ilett, i cili është zotuar se nuk do t’i presë flokët derisa Manchester Unitedi të fitojë pesë ndeshje radhazi, u takua dje me Ruben Amorimin, ndërsa trajneri i Milanit i kërkoi falje në mënyrë të shpenguar.

Trajneri i Milanit, Amorim, u takua të enjten me Frank Ilett, tifozin e Manchester Unitedit që po i rrit flokët derisa Manchester Unitedi të fitojë pesë ndeshje radhazi.

Takimi ndodhi në “Portugal Football Summit”, ndërsa Ilett publikoi një fotografi me trajnerin portugez në “Instagram”.

“Shumë kënaqësi ta takoj Ruben Amorimin në ‘Portugal Football Summit’”, shkroi ai.

“Ai më pa, i tregoi flokët e mi dhe tha ‘më fal për këtë!’ Ende e dua”, shkroi ai tutje.

Amorim qëndroi 14 muaj në krye të Manchester Unitedit, duke fituar vetëm 25 nga 63 ndeshjet e tij dhe, natyrisht, nuk arriti kurrë pesë fitore radhazi.

Ai u emërua nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të vitit 2024 dhe u shkarkua në janar të vitit 2026.

Verën e kaluar, ai nënshkroi kontratë trevjeçare me gjigantin e Serie A, Milanin, duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Amorim është i pamposhtur në pesë ndeshjet e para të Milanit në Serie A këtë sezon, duke marrë tri fitore dhe dy barazime. Ai e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, ndaj Benficas në Ligën e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat