Rangnick befason para sfidës me Kosovës

Futboll

Rangnick befason para sfidës me Kosovës

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2026 Në ora: 15:31
Ralf Rangnick

Selektori i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnick, ka dhënë një lajm të rëndësishëm para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Kosovës.

Konrad Laimer është rikuperuar dhe do t’i bashkohet kombëtares.

“Megjithatë, është e qartë se mesfushori i Bayern Munihut nuk do të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Kosovës, në stadiumin e mbushur plot ‘Ernst-Happel’ në Vjenë. Ndeshja fillon në orën 18:00.

Kthimi i Laimerit për ndeshjen e së dielës është shumë i shpejtë, por ai pritet t’i bashkohet Austrisë për dy ndeshjet e ardhshme jashtë fushe në Ligën e Kombeve:

Për këtë arsye, talenti i Austria Wien, Vasilije Markoviq, pritet të rikthehet te kombëtarja U21”, shkruan meida austriake “Heute”.

Laimer kishte pësuar një lëndim në muskujt aduktorë para grumbullimit të kombëtares.
Rangnick konfirmoi se lëndimi tashmë është shëruar:

“Kontrolli i djeshëm në Munih tregoi se lëndimi është sanuar.

Folëm në telefon dhe ai ishte në gjendje të bënte gjithçka”.

Për këtë arsye, Laimer do t’i bashkohet kombëtares të hënën, pas ndeshjes me Kosovën.

Megjithatë, Rangnick bëri të qartë se rikuperimi nuk do të thotë automatikisht se Laimer do të luajë.

“Nëse do të luajë, kjo është një çështje tjetër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat