Mourinho i tha “jo” kombëtares së vendit të tij

Futboll

Mourinho i tha “jo” kombëtares së vendit të tij

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 11:41
José Mourinho

Mourinho i tha “jo” kombëtares së vendit të tij!

José Mourinho i tha “jo” Portugalisë për t’u rikthyer te Real Madridi. Kështu shkruan “AS”, duke zbuluar se Federata Portugeze e Futbollit kishte kontaktuar me “Special One” që përpara se të niste Botërori në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sidoqoftë, nuk pati asgjë për t’u bërë. Mourinho vendosi të respektonte fjalën e dhënë mikut të tij, Florentino Perez, dhe të rikthehej te “Los Blancos”.

Federata Portugeze ishte e gatshme të pranonte edhe një angazhim të dyfishtë të Mourinhos, pra që ai të ishte njëkohësisht trajner i Portugalisë dhe drejtues teknik i Real Madridit, por edhe ky skenar nuk u materializua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat