Kosova po përgatitet për ndeshjen e tretë në “Nations League”.
“Dardanët”, do të përballen me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ku do të synojmë t’i rikthehemi fitoreve pas disfatës në Vjenë.
Ndërsa sot djemtë tanë mbajtën stërvitjet e radhës për këtë ndeshje, me Baton Zabërgjën që foli para kësaj ndeshje duke dhënë një mesazh.
“Kemi analizuar Izraelin, janë kundërshtar i fortë dhe duhet t’i qasemi ndeshjes me përqendrim 100 për qind dhe në fund të arrijmë fitoren.
Është koha të reflektojmë nga humbja e Austrisë në këtë grup që kemi dhe shpresoj në fitore”, u shpreh Zabërgja..