Dinamo befasohet nga ekipi i Kategorisë së Parë!

Futboll

Dinamo befasohet nga ekipi i Kategorisë së Parë!

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 19:31
Dinamo

Në miqësoren e mbajtur ditën e sotme mes Dinamos dhe Ilirisë së Fushë-Krujës, ka fituar ekipi nga Kategoria e Parë me shifrat 2:1.

Dopieta e Latif rezultoi përcaktuese për Fushë-Krujasit, ndërsa Malomo ngushtoi rezultatin në minutën e 44-të.

Ndeshja u mbajt në Arbënë.

Kjo përballje ishte një test për të dyja skuadrat, në vigjilje të rikthimit në ndeshjet zyrtare, pas ndërprerjes për shkak të impenjimeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve, Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat