Lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Futboll

Lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 13:33
Stadiumi

Te Vllaznia duket se situata nuk është aspak e qetë, edhe pas ardhjes së trajnerit të ri, Csaba Laszlo. Së fundmi, nga Shkodra raportojnë për bojkotim të stërvitjes, 3 ditë para sfidës që skuadra shkodrane do të zhvillojë me Dinamon në “Loro Boriçi”.

Shkak janë bërë rrogat e padhëna prej muajsh, çfarë ka nxitur dhe veprimin e lojtarëve për t’u mos u paraqitur në stërvitjen e ditës së sotme.

Një zhvillim i tillë sigurisht që ndërlikon seriozisht vazhdimësinë e përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Superiore.

Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të gjejnë një rrugë të mesme me lojtarët për ta zgjidhur këtë “ngërç”, përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat