KF Arsimi: Diego Contreras është operuar me sukses

Futboll

KF Arsimi: Diego Contreras është operuar me sukses

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 13:36
Contreras

Ndeshja e djeshme ndërmjet Arsimit dhe Sileksit, e vlefshme për javën e nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, kaloi në plan të dytë për shkak të lëndimit të rëndë të futbollistit të Arsimit, kolumbianit Diego Contreras.

Vonë mbrëmë, klubi i Arsimit njoftoi zyrtarisht se operacioni i Contrerasit ka përfunduar me sukses.

“Klubi ynë i uron Diegos shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë, me dëshirën për ta parë sa më shpejt sërish në fushën e gjelbër.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për ekipin mjekësor dhe të gjithë mjekët që u kujdesën për përfundimin me sukses të operacionit të futbollistit tonë”, thuhet në njoftimin e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat