Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e Ligës B të Kombeve në futboll është paraparë të nisë në orën 15:00.
Tashmë janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave për këtë përballje. Biletat për tribunat Veri dhe Jug kushtojnë 20 euro, ato për tribunën Lindje 30 euro, ndërsa për tribunën Perëndim 50 euro.
Për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen nga sektori VIP, çmimi i biletës është 150 euro.
Biletat mund të blihen online përmes platformës eu.ebileta.al.
Tifozët e Kosovës pritet të kenë mundësinë ta mbështesin kombëtaren e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë përballje ndaj Izraelit.