Plani i Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Plani i Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 17:46
Hansi Flick, trajner i Barcelonës

Barcelona po shqyrton një ristrukturim të mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit 2027, pas problemeve të shfaqura në përballjen ndaj PSG-së.

Sipas Fichajes, klubi katalanas mund të largojë Jules Kounden dhe Alejandro Balden për të krijuar hapësirë financiare për dy përforcime të reja.

Synimet kryesore janë mbrojtësi i majtë Lewis Hall nga Newcastle United dhe qendërmbrojtësi Nico Schlotterbeck nga Borussia Dortmundi.

Në rast se ky i fundit nuk transferohet, alternativë shihet Jon Martin i Real Sociedadit.

Trajneri Hansi Flick synon të krijojë një repart më të qëndrueshëm në prapavijë, me më shumë mundësi për rotacion dhe përballimin e ndeshjeve vendimtare evropiane.

Megjithatë, realizimi i këtij plani varet nga largimet e mundshme në afatin kalimtar të dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat