Derbi Vardari – Struga Trim Lum të hënën

Futboll

Derbi Vardari – Struga Trim Lum të hënën

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 15:29
Topi

Është publikuar orari i ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Të pesë ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, ndërsa të shtunën nuk do të ketë futboll elitar.

Vëmendjen kryesore e tërheq derbi ndërmjet Vardarit dhe Struga TL-së, që do të zhvillohet të hënën, më 2 nëntor, në terrenin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), me fillim nga ora 14:00.

Kjo përballje pritet të jetë mjaft interesante, pasi takohen skuadrat që renditen në vendin e tretë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit.

Dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën, më 1 nëntor, ndërsa tri përballjet e mbetura janë në program të hënën.

E diel, 1 nëntor 2026
Shkupi: Shkëndija H – Tikveshi (12:00)
Shtipi: Bregallnica – Shkëndija T. (14:30)

E hënë, 2 nëntor 2026
Shkupi: Skopje – Sileksi (12:00)
Shkupi: Vardari – Struga TL (14:00)
Kumanova: Bashkimi – Arsimi (14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat