Sportingu merr tri pikë të mëdha në Londër

Futboll

Sportingu merr tri pikë të mëdha në Londër

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 20:38
Futbollistët e Sportingut festojnë golin

Sporting Lisbona është kthyer me tri pikë të rëndësishme nga Londra, duke triumfuar në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Shakhtar Donetskut.

Skuadra portugeze arriti të sigurojë fitoren me rezultat minimal 1:0 në një përballje të vlefshme për xhiron e katërt të Champions League.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Megjithatë, pjesa e dytë foli në favor të Sportingut, i cili arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 59-të.

Ishte Issa Doumbia që përfitoi nga një top brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi atë në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke shënuar për 0:1.

Ky gol rezultoi vendimtar për fitoren e skuadrës portugeze, e cila largohet nga Londra me tri pikë të arta.

Pas katër xhirove, Sporting renditet në vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Shakhtar Donetsku mban pozitën e 18-të me katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat