Rivali më i vështirë në “letër” për kampionët e Shqipërisë

Futboll

Rivali më i vështirë në “letër” për kampionët e Shqipërisë

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 10:59
Skuadra e futbollit Egnatia

Albano Aleksi me shokë do tentojnë të bëjnë surprizën e madhe sonte ndaj Universitatea Craiova, teksa përballja do të nis prej orës 21:00 në Craiova, Rumani.

Nëse i referohemi koeficientëve, gjasat që Egnatia të marrë fitore apo të dali me pikë nga dueli i mësipërm, janë më të vogla në krahasim me dy ndeshjete pararendëse që ka luajtur grupet e këtij kompeticion.

Fitorja e Universitatea Craiova përkon me kuotën e 1.40, ndërsa barazimi në 4.75. Në këtë “lupë”, suksesi i mundshëm në kampin e Egnatias arrin deri në 7.50.

Gjithsesi, fusha do të jap verdiktin final, ku skuadra e drejtuar nga Nevil Dede na ka mësuar të befasojë në Kupat e Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat