Interi vazhdon të dominojë përballjet direkte ndaj Komos në kampionat.
Zikaltrit kanë fituar 12 ndeshjet e fundit kundër këtij kundërshtari në Serinë A.
Kjo është seria më e gjatë e fitoreve radhazi që Interi ka regjistruar ndonjëherë ndaj një skuadre të vetme në historinë e këtij kompeticioni.
Suksesi i fundit konfirmon edhe një herë superioritetin e skuadrës milaneze në këtë përballje. Një vazhdimësi mbresëlënëse që dëshmon dominimin e Interit ndaj Komos.